Dënohet me burg ish-kryeministri kroat
Pëlqej
Gjykata e Qarkut të Zagrebit shqiptoi dënimin jo të plotfuqishëm ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader në rastin “Hypo” për marrje të ryshfetit dhe për përfitime lufte, duke e dënuar me 2.5 vjet burgim dhe të kthimit të vlerës që nuk i përket prej 3.6 milionë kuna kroate (480 mijë euro).

Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut të Zagrebit, Jasna Galeshiç, e dënoi ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader me dy vjet e gjysmë burg dhe gjobë prej 480 mijë euro për marrjen e ryshfetit nga kredia e ndarë për Republikën e Kroacisë nga banka austriake Hypo.

Pasi që Sanader veprën në fjalë e ka kryer gjatë viteve 1994-1995 si zyrtar i Ministrisë së Jashtme kroate në cilësinë e zëvendësministrit të Jashtëm, ngarkohet edhe për përfitime lufte sepse Kroacia në atë kohë ishte në gjendje lufte.

Sanader sipas aktgjykimit ka marrë ryshfet prej 3.6 milionë kuna kroate nga banka Hypo apo 5 për qind të shumës së përgjithshme të vlerës së kredisë të lëshuar për blerjen e objekteve për selitë diplomatike kroate.


Shtuar më 22/10/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori