Denohet ish agjenti gjerman ne Kosove
Albeu.com
Një gjykatë në Munih ka dënuar sot me dy vjet e tre muaj burg, ish agjentin e Shërbimit federal të zbulimit (BND), Robert K., i cili ishte i angazhuar në Kosovë dhe në Maqedoni.
Me dënim me burg në kohëzgjatje prej 14 muajsh me kusht, është dënuar edhe ish përkthyesi, Murat K., nga Maqedonia. Ish agjenti gjerman është dënuar për zbulim të sekretit shtetëror dhe zyrtar. Për tre vite, deri në mars të vitit 2008, ish agjenti Robert K., kishte punuar në zyrën e BND-së në Prishtinë dhe në Ambasadën gjermane në Shkup. Gjatë gjithë kohës, përkthyes i tij kishte qenë, Murat A. Për lidhjen e tyre, Shërbimin e zbulimit federal të Gjermanisë, e kishte informuar gruaja e ish agjentit. Avokatët e të dënuarve kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre, duke thë në se i vetmi gabim i tyre ishte që për lidhjen e tyre homoseksuale nuk e kishin lajmëruar BND-në.
Shtuar më 26/05/2010, ora 17:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori