Dënohen me vdekje 188 mbështetës të Morsit
Një gjykatë në Egjypt ka dhënë urdhër për dënim me vdekje të 188 të pandehurve, shumica prej të cilëve janë përkrahës të Muhamed Morsit.

Kërkesa për dënim me vdekje i është dërguar Myftiut të Madh, që është autoriteti më i lartë fetar i Egjiptit.

Myftiu do të marrë parasysh dënimet e mundshme me vdekje për të pandehurit, edhe pse mendimi i tij nuk është detyrues për gjykatën. Megjithatë, ligji egjiptian detyron gjykatësit që të dërgojnë formalisht cdo kërkesë përe dënim më vdekje tek myftiu, për të marrë në “konsideratë” aspektin fetar.

pandehurit u dënuan për ndërhyrjen që bënë në një stacion policor në Kerdasa në gusht të vitit të kaluar, kur u rrëzua presidenti Muhamed Mursi. Në këtë sulm ndaj stacionit, u vranë 11 policë./albeu.com/
Shtuar më 03/12/2014, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori