Dënim me varje për nëntë meshkujt që dhunuan një grua
Pëlqej
Në Teheran janë dënuar me varje 9 meshkuj për dhunimin e një gruaje në Iran, njoftojnë mediat iraniane.

E përditshmja iraniane “Daily Arman” raporton se 9 meshkujt e kryen aktin në provincën jugore të Farsit, transmeton lajmi.net.

Një zyrtar krahinor kishte thënë se gruaja e kishte tërhequr aktakuzën, por që autoritetet ishin të vendosura ta zbatojnë dënimin.

Dënimi me varje hyri në funksion pasi Gjykata e Lartë e Iranit rifitoi rastin në fillim të muajit.
Shtuar më 23/09/2018, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori