Vrau dy kushërinjtë në Laç, burg për jetë për Markel Bushin

Është dënuar me burgim të përjetshëm shtetasi Markel Bushi, i cili akuzohet për vrasjen e dy kushërinjve në Laç në 2019.

Kujtojmë se me 28 prill të vitit 2019 Markel Bushi ekzekutoi me breshëri plumbash mu në qendër të qytetit dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi.

NGJARJA E 2019:

Kelvin dhe Erjon Jushi u vranë mbrëmjen e 28 prillit në Laç. Sipas policisë, vrasja ndodhi për motive banale pas një konflikti të çastit. Sherri verbal për motive të dobëta nisi brenda ambienteve të një lokali mes kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi me Manuel Bushin.

Kushërinjtë Jushi tentuan t’i shmangen përplasjes me armë dhe dolën në rrugë por nuk mundën t’i shmangeshin breshërisë së plumbave. Ata mbetën të plagosur dhe u transportuan në Tiranë për ndihmë mjekësore, por nuk mundën t’u mbijetonin plageve të marra. 30-vjeçari Kelvin Jushi ishte një personazh i njohur në Laç, pasi në periudhën 2009-2014 ka qenë futbollist me ekipet e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit. /albeu.com/

 


Shtuar 4.10.2021 12:44