Demokratët në SHBA premtojnë shfuqizimin e vendimit të Trumpit për imigracionin
Përfaqësues të lartë të Partisë opozitare Demokrate u mblodhën dje në mbrëmje në Uashington për të diskutuar
kundër dekretit
ekzekutiv të diskutueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump për
imigracionin.
Ata u zotuan të ngadalësojnë votimin konfirmues të kandidatëve të kabinetit dhe të përqendrojnë vëmendjen te
urdhri ekzekutiv, që ka shkaktuar një protestë globale.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha për qindra persona, të cilët ishin mbledhur në tubim para Gjykatës Supreme se
urdhri ishte
kundër çdo gjëje për të cilën Amerika lufton, transmeton atsh.
“
Urdhri i
Trumpit për ndalimin e përkohshëm të imigrantëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane dhe të refugjatëve nga çdo vend tjetër është çnjerëzor për një vend që ka qenë një pishtar për popujt e shtypur në të gjithë botën”, tha ai./ albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 17:59