Demokratët në ankth, Trump telefonon Putinin të shtunën
shtunën, presidenti i SHBA-ve Donald Trump, pritet të realizojë një prej telefonatave mbase më të rëndësishme të viteve të fundit, me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Kjo u konfirmua edhe nga zyrtarë në Kremlin, të cilët theksuan se bëhet fjalë për telefonatën e tyre të parë që kur Trump mori detyrën.

Ky takim i parë virtual konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm drejt asaj që Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpresojnë të jetë riparimi i marrëdhënieve, të cilat kanë qenë mjaft problematike gjatë administratave të mëparshme amerikane.

Trump është zotuar se do të ketë raporte më të mira me Rusinë sesa paraardhësi i tij Barack Obama, ndërsa pritet që telefonata të jetë nën vëzhgimin e rreptë të kritikëve të presidentit amerikan, sidomos pas fërkimit që ai pati me agjencitë e inteligjencës për pretendimet se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane në favor të Trump. /albeu.com/


Shtuar më 27/01/2017, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori