E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
"Demokracia e re" sulmon Tsipras në ditën e I të qeverisjes
Zëdhënësi i partisë konservatore greke ”Demokracia e Re” që drejtohet nga ish-kryeministri Antonis Samaras, tha për qeverinë e re se është pa destinacion dhe me ekuilibra të brishtë midis komponentëve të ndryshëm, brenda dhe jashtë SYRIZA-s.

Zëdhënësi i kësaj partie që humbi zgjedhjet parlamentare të 25 janarit, Kostas Karagunis deklaroi se “përshëndesim qeverinë e vogël me 40 ministra të zotit Aleksis Tsipras”.

Ndërkohë, PASOK-u vëren se qeveria e re do të vlerësohet nga puna dhe jo nga përbërja, ndërsa ”Lumi” komenton se, me disa përjashtime, është një skemë e keqe qeveritare. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori