Demokracia e Re greke largon nga partia Dora Bakojanin
Albeu.com
Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, mbrëmë është përzënë nga Demokracia e Re. Arsyeja për këtë vendim të partisë më të madhe opozitare është votoi i saj kundër qëndrimit të partisë për të mos mbështetur masat e reja të Qeverisë për përballjen me krizën financiare.
Të njëjtin fat përjetuan edhe tre deputetët e partisë në pushtet PASOK të cilët gjatë votimit e shtypën vetëm butonin "i pranishëm". Lideri i tyre, kryeministri Jorgos Papandreu, pak pas seancës, sikurse bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve, e informoi kryetarin e Parlamentit se i ka përjashtuar tre deputetë nga grupi parlamentar.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori