Demi godet me brinjë në gjosk një person (VIDEO)
Pëlqej
Një video amatore që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq momentin rrëqethës kur demi i tërbuar i vërsulet një burri që ishte ulur në tokë, të cilin e godet me brinjë në gjoks ku nga goditja e fuqishme e hedh në ajër.

Pamjet janë filmuar në garën tradicionale me dema në qytetin Santo Tomas në Kolumbi, transmeton Telegrafi.

Aty shfaqet një burrë i ulur në tokë, i cili pas disa sekondave goditet nga demi që po vraponte me shpejtësi. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai lëre që goditet por edhe hidhet në ajër për disa metra.

Si pasojë e goditjes ai përfundon pavetëdije në tokë, kurse miqtë që mundoheshin ta strehojnë në zonën e sigurt për pak sa nuk e pësojnë nga i njëjti demi që iu vërsulet edhe atyre.

Nuk dihet nëse ky burrë i ka shpëtuar më të keqes, ndërsa në këtë garë me dema raportohet se është 14 persona tjerë janë lënduar, ku 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtuar më 18/09/2018, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori