Delet pushtojnë Madridin, kjo është arsyeja e e veçantë
Duken si pamjet tipike të një zone rurale, por në fakt këto dele po ushqehen qetësisht në zemër të kryeqytetit spanjoll, Madrid, e madje me bekimin e autoriteteve!!!

Bashkia atje ka kërkuar 500 dele për të pastruar nga bimësia e tepërt parkun “Casa de Campo”, që shtrihet në mbi 1,722 hektarë, e ku rreziku i zjarreve nuk është i vogël. Me ndihmën e deleve, jo vetëm arrihet të pastrohet kjo bimësi në mënyrë natyrale, por edhe banorëve u tregohet diçka mbi jetën në fshat.

Beatriz Garcia San Gabino, përgjegjës për hapësirat e gjelbra në Madrid, tha se kjo është një metodë efikase për të parandaluar zjarret. “Në vend që të përdorim makineritë, kemi sjellë delet që as e dëmtojnë dhe as kontaminoje tokën. Plehu i deleve madje i jep një dorë edhe fertilizimit të saj, ndërsa duke ecur ato shpërndajnë dhe farat nëpër park”, tha Gabino.

Njeri prej barinjve që kujdeset për tufën thotë se njerëzit ngazëllehen nga prania e deleve. “Te gjithë afrohen që t`i prekin. Shumë prej tyre e kuptojnë se delet ndihmojnë në pastrimin e parkut, ndërsa fëmijët janë shumë kuriozë dhe kërkojnë t’i shohin nga afër. Kur temperaturat të rriten në mesin e qershorit, delet do të kthehen në shtëpinë e tyre, në një fermë në Puebla de la Sierra, për tu rikthyer përsëri në krye të detyrës në park diku nga mesi i muajit tetor”, tha bariu.
Shtuar më 30/03/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori