Del raporti, vullkani Kilauea shkatërroi 467 shtëpi
Pëlqej
Shpërthimi i fundit i llavës vullkanike në Kilauea, që ndodhi rreth një muaj më parë ka shkatërruar 467 shtëpi”, njoftoi Qendra e Mbrojtjes Civile e Qarkut të Hawaii.

Një qendër për rimëkëmbjen e fatkeqësive, e vendosur brenda në një gjimnaz të shkollës së mesme, dhe dy strehimore janë të hapura për publikun. Një pjesë e vullkanit në lindje vazhdon të jetë aktive dhe të rrjedhë drejt oqeanit të Kapoho.

Vullkani shpërtheu me 19 maj dhe llava u përhap mbi 300 metra në më pak se një orë. Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga zonat e banuara në Big Island dhe helikopterët e Gardës Kombëtare janë dërguar për të transportuar së paku katër banorë nga zona më e ulët e Puna në Hawaii. "Kilauea" është një nga vullkanet më aktive në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924, ka vdekur një person.
Shtuar më 18/06/2018, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori