Del raporti, si u shkatërrua avioni privat i vajzës së miliarderit
Pëlqej
Ka dalë sëfundmi raporti mbi aksidentin tragjik të vajzës së miliarderit turk, Mina Basaran. Të dhënat e siguruara nga kutia e zezë tregojnë se fillimisht avioni ka pësuar një defekt në sistemin e matjes së shpejtësisë, i cili ka treguar se të dhëna të pasakta duke shtyrë pilotët të marrin vendime të gabuara.

Mësohet se kur kanë qenë në lartësinë 12 000 metra, pilotët kërkuan leje nga kulla e kontrollit për t'u ngjitur në 12 600 metra. Në momentin kur ata kanë dhënë komandën e ngjitjes në lartësinë e re, avioni ka treguar një shpejtësi më të madhe nga sa ishte realisht. Kjo ka bërë që pilotët të marrin masa për uljen e shpejtësisë, gjë e cila ka shkaktuar daljen e tij nga kontrolli, raporton Albeu.com.

Më pas, gjatë rënies avioni ka filluar shpërbërjen në ajër, gjë e cila ka ndezur edhe zjarrin në të.

Nga aksidenti i dy muajve më parë humbën jetën në qiellin iranian vajza e një miliarderi turk, Mina Basaran sëbashku me shoqet e saj.

Ato kishin shkuar për festën e beqarisë në Dubai dhe po ktheheshin kur ndodhi tragjedia në qiellin iranian. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori