Nuk është një fantazi, klubi italian e ka seriozisht për Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes këto kohë, pasi portugezi nuk është i lumtur te Manchester United dhe pritet të largohet.

Mes skuadrave kandidate për të pritur Cristiano Ronaldon është Napoli. Bayern Munich e hoqi si mundësi, Atletico Madrid ishte një opsion jetik por tifozët spanjollë nuk ishin dakord për këtë transferim,.

Chelsea dhe Bayern nuk e konsiderojnë pasi rroga e ish-lojtarit të Real Madrid është tepër e lartë.

Napoli duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, dhe sipas “AS”, De Laurentis dhe Mendes pritet të bëjnë një takim së bashku për të diskutuar për Cristiano Ronaldo.

Në Napoli ata duan ta bëjnë Maradonan e ri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.07.2022 19:21