Deklarata e fortë: Tentativa e Katalunjës për pavarësi ishte një katastrofë
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se përpjekja e Katalonjës për shkëputjen nga Spanja ishte një "katastrofë", duke konfirmuar se BE mbështet hapësirën territoriale të Spanjës.

“Katalonja është një shqetësim i madh, nuk më pëlqen situata e shkaktuar, kjo është një katastrofë”, tha Juncker për gazetën spanjolle El Pais.

Presidenti i KE-së ka porositur ish kreun katalonjas Carles Puigdemont se sesionistët katalonjas “nuk guxojnë të nënvlerësojnë mbështetjen të cilën kryeministri spanjoll Mario Rajoy e gëzon në mbarë Evropën”.

Spanja është ballafaquar me krizën më të rëndë institucionale në afro 40 vjet, pasi Parlamenti rajonal katalonjas më 27 tetor shpalli pavarësinë e njëanëshme nga Spanja me votim të fshehtë. Qeveria Rajoy shpërndau qeverinë separatiste të Katalonjës dhe bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme rajonale për 21 dhjetor.
Shtuar më 19/11/2017, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori