Deklarata e Drashkoviqit destabilizuese për rajonin
Albeu.com
Zyra e përfaqësuesit ndërkombëtar për Bosnjën e Hercegovinën deklaratën e ministrit serbo-malazez Vuk Drashkoviq, me të cilën e ka ndërlidhë zgjidhjen e statusit të Kosovës me pozicionin e B e H, e vlerëson si të papranueshme.Kjo zyrë thotë se deklarata e Drashkoviqit është destabilizuese. "Ditët kur Serbia e Mali i Zi i kanë vënë në dyshim kufijtë e B e H kanë kaluar qëmoti dhe nuk do të lejohet të kthehen kurrë".
Ndërkaq zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së Kristina Galak ka deklaruar se BE pret nga autoritetet e Beogradit të respektojnë detyrimet e Dejtonit dhe që zgjidhja e çështjes së Kosovës të mos lidhet me Bosnjën. QIK
Shtuar më 28/06/2005, ora 22:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori