Degradon situata në SHBA, policia vret protestuesin
Të paktën një person ka humbur jetën gjatë protestave të organizuara pas vdekjes së afro-amerikani George Floyd në Louisville të Kentucky, ku forcat e sigurisë hapën zjarr mbi demonstruesit.

Shefi i policisë në këtë qytet, Steve Konrad, ka deklaruar se incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e policisë së qytetit dhe Garda Kombëtare u thirrën që të shpërndajnë turmën e protestuesve në parkingun e një marketi.

“Policët dhe ushtarët filluan me pastrimin e parkingut, dhe në një moment dikush ka shtënë në drejtim të tyre. Policia dhe ushtria është kundërpërgjigjur, ku si pasojë një mashkull ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes”, ka shtuar Konrad gjatë një konference për media.

Ai pranoi se policia është duke marrë në pyetje disa persona dhe po mbledh video të ndryshme të këtij incidenti, me qëllim që të kryhen hetimet.
Shtuar më 01/06/2020, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori