E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Dëgjonte muzikë teksa bënte dush, vdes 14-vjeçarja
14 vjeçarja nga Moska, Yulia Vysotskaya, ka vdekur si pasojë e një goditje nga energjia elektrike pasi i kishte rënë telefoni teksa po bënte dush, shkruan Insajderi.

Besohet se telefoni kishte qenë duke u mbushur në rrymë kur i kishte rënë nga dora teksa ajo po dëgjonte muzikë, dhe ka përquar energji elektrike në ujë.

Adoleshentja kishte humbur ndjenjat nga goditja elektrike para se ajo të vdiste.

Prindërit e saj kishin lajmëruar ambulancën, por që kishte qenë e kotë, pasi që ajo kishte ndrruar jetë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit policorë kanë thënë se do të bëjnë një ekzaminim mjekësor për të parë se si ka ndodhur ngjarja saktësisht.

Mendohet se ky është incidentit i tretë i këtij lloji në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve për të mos i mbushur telefonat afër ujit. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori