Defekt serioz në avion, Angela Merkel rrezikon jetën
Pas një orë fluturimi në drejtim të Argjentinës për të marrë pjesë në punimet e samitit të G20-s, avioni qeveritar A340 “Konrad Adenauer” me kancelaren, Angela Merkel u desh të ndalej të enjten në mbrëmje në aeroportin e Kölnit. Sipas informacioneve të mediave ka pasur një kolaps të plotë të sistemit të komunikacionit, që konsiderohet si “emergjencë e rrezikshme”.

Prandaj pilotët kishin vendosur të ndërprisnin menjëherë fluturimin.

“Der Spiegel” shkruan, se vetëm përmes telefonit satelitor ishte mundësuar që ekuipazhi në bord të komunikonte me qendrën drejtuese për të kryer zbritjen në aeroportin e Kölnit.

Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Edhe dpa raporton se ishtë shkëputur tërësisht lidhja e nevojshme që duhet për komunikimin elektronik.

Kancelarja gjermane po ashtu konfirmoi se ka pasur “një defekt serioz”.

Por ajo u shpreh të premten në mëngjes me fjalë shumë të mira për kapitenin dhe ekipin e tij.

“Kam pasur një ekip shumë shumë të shkëlqyer”. Komandon e ka pasur “kapiteni më me përvojë”.

Tani dihet që delegacioni gjerman, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Olaf Scholz nuk do të jetë në kohën e duhur në hapjen e samitit të G20-s në Argjentinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh, se një fluturim i mëtejshëm i drejtpërdrejtë me një avion tjetër nuk është i mundur, fluturimi do të kryhet deri në Madrid me avion zyrtar, pastaj me linja deri në Buenos Aires.

Kancelarja do të përpiqet të jetë prezente në programin e mbrëmjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-s. la/(dpa,rtr,afp)
Shtuar më 30/11/2018, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori