Dyshonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj, pronaria e lokalit godet me thikë kamarieren 18-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal, në Ëareickshire, Angli.

Sipas burimeve, pronarja e lokalit ka goditur dy herë me thikë kamerieren pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje me bashkëshortin e saj, sipas mediave të huaja.

Luisa Santos, 47 vjeç, iu drejtua bashkëshortit të saj Pedro se Hannah Pritchett duke i kërkuar llogari se pse po qeshte me adoleshenten dhe i kërkoi të zgjidhte mes 18-vjeçares dhe familjes.

Por pasi ai nuk reagoi, Santos mori një thikë nga kuzhina dhe goditi kamerieren në sytë e klientëve. 18-vjeçarja u largua me vrap në drejtim të makinës së saj aty ku u rrëzua më pas dhe ra pa ndjenja.

Fatmirësisht, adoleshentja arriti të shpëtojë.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një xhelozie të tepruar pasi 18-vjeçarja kishte një të dashur dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me bashkëshortin e Santos, ndaj të cilës tashmë rëndon akuza e plagosjes me dashje./albeu.com/