Dëbora në New York, shënohet histori
Pëlqej
Tetë viktima, rrugë të bllokuara, fluturime të anuluara si pasojë e reshjeve të dëborës. Nju Jorku po përjeton stuhinë e dëborës më të ashpër prej 80 vjetësh ndërkohë që rreth 400 mijë banorë janë pa energji elektrike.

Trafiku rrugor u bllokua por dhe ai ajror, me 1800 anulime fluturimesh ndërsa 4600 fluturime të tjera u nisën me banesë në tre nga aeroportet e Nju Jorkut.

Rreth 389 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Trafiku u bllokua për disa orë në rrugë dhe autostrada, ndërsa është bllokuar dhe ura George Washington.

Stuhia e Nju Jork ka pasur një intensitet të tillë, sa banorët nuk ishin aspak të përgatitur. Metropoli I madh për disa orë ka qenë në kaos.

Kjo është stuhia më e keqe prej 80 vitesh, duke qenë se vetëm në vitin 1983 mbahen mend reshje të tilla dëbore në muajin nëntor.
Shtuar më 18/11/2018, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori