Giampaolo
Pansa një kritik i rreptë i ministrit të Brendshëm Matteo Salvini pushohet nga
puna.
Pansa është autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “
Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.
Pansa është emër i njohur për publikun italian edhe për esetë e tij përqendruar kryesisht në rezistencën italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shkak për pushim nga
puna të analistit
Pansa sipas mediave italiane është një debat mes tij dhe drejtuesit Maurizio
Belpietro.
Gjë që nuk pranohet nga analisti pasi e ka akuzuar drejtuesin
Belpietro si censor.
Ndërsa Maurizio
Belpietro i është përgjigjur analistit duke thën:”Ishin lexuesit e tij që e pushuan. U përmbyta nga letrat e protestës sepse shkruante vetëm për Salvinin”
Pansa ka pohuar se pushimi i tij është realizuar me vetëm dy telefonata. E para sipas tij ndodhi më 11 korrik, kur
Belpietro e ka thirrur për t’i thënë: ” Giampaolo, ti shkruan shumë për Salvinin. Tashmë rubrika jote është dedikuar atij. Çdo herë e kritikon, e akuzon. Ministri i Brendshëm është bërë obsesioni yt. Nuk e ke idenë sesa letra proteste kamë marrë nga lexuesit e “
Panorama”. Kështu nuk vazhdohet, duhet të ndryshosh argumentin ose personazhin”
Pansa tregon se u bind nga e shoqja që të mos dorëzonte letrën e dorëheqjes menjëherë pas kësaj telefonate. Telefonata e dytë nuk vonoi, u bë më 16 korrik.
“Më dukej i sikletosur dhe thuajse i paaftë për të më komunikuar se nuk duhet t’i nisja më rubrikën time. As nuk e zuri në gojë si emër. E kuptova se po më pushonte nga
puna. Mbetet sërish një pyetje: kush më pushoi nga “
Panorama”? Maurizio
Belpietro apo Matteo Salvini? Ja një enigmë që nuk është e vështirë për t’u zgjidhur“-thotë
Pansa.
Ky njëri version. Kolegu nga ana tjetër justifikohet se rubrika e fundit që nuk u publikua nuk e nderon “të madhin Giampaolo
Pansa”. Duke shtuar se ka edhe argumente të tjerë se përse u pushua autori në fjalë duke ia mbyllur rubrikën.
Shtuar më 05/08/2019,
ora 11:56