Davutoglu: Situata në Siri si Srebrenica dhe Sarajeva
Ahmet Davutoglu
Në një takim me ministrin e jashtëm të Italiësë Giulio Terzi, homologu i tij turk Ahmet Davutoglu e ka krahasur situatën e krijuar në Siri si ajo në Srebrenicë dhe Sarajevë gjatë luftës së Bosnjes në vitet 1990.

“Po konsumohet më e keqja që mund të ndodhë në një luftë, vrasja e civilëve. Në fillim qëllohej kundër kujtdo që protestontë, ndërsa tani as nuk dihet se kush është armiku dhe artileria po bombardon qytetin e banuar me civilë, gra e fëmijë”, tha Davutoglu. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori