Davutoglu provokon Putinin: Bota tallet me të, nuk e marrim seriozisht
Turqia nuk ka përgjigje për deklaratat fyese të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin, por nuk i ka kursyer provokimin e radhës, teksa e ka konsideruar qesharak dhe njeri që nuk merret seriozisht.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu deklaroi gjatë një takimi me mediat në Bruksel se, "Turqia nuk do të përdorë një gjuhë fyese apo jodiplomatike përsa i përket konfliktit me Rusinë".

"Putin po kujton kohën kur ishte në KGB dhe sillet sikur të ishte ende agjent. Por, koha e KGB ka vdekur tashmë", tha ai.

Sipas kryeministrit turk, era e propagandës sovjetike i takon historisë tashmë dhe i takon së shkuarës.

"Me çdo deklaratë që ai bën, bota tallet me sarkazmë. Ne nuk mund ta marrim atë seriozisht", vijoi Davutoglu. /albeu.com/

Shtuar më 19/12/2015, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori