David Cameroon: Nuk kam lidhje me skandalin e Panamasë
Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameroon ka reaguar më në fund pas shumë kritikave në adresë të tij në lidhje me kompanitë off shore, ku citohej babai i tij si i përfshirë në skandalin e Panamasë.

Kreu i ekzekutivit britanik u vendos në qëndër të kritikanve për shkak se babai i tij, ishte në listën e personave që dyshohet se kanë përdorur kompaninë ligjore Mossack Fonsecca.

Cameroon tha se mban përgjegjësi vetëm për të ardhurat personale dhe për si dhe për sistemin e taksimit në Britaninë e Madhe.

“Sa i përket financave të mia personale, unë nuk kam aksione në ndonjë kompani. Kam një rrogë zyrtare si Kryeministër dhe në të njëjtën kohë kam disa kursimeve prej të cilave marr interesa. Në pronësinë time është një shtëpi në të cilën jetoja më parë, pasi tani jetoj në Dovvning Street. Kjo është gjithcka. Nuk kam aksione apo fonde në kompani off-shore dhe asgjë të ngjashme me këto”, tha Cameron.

Ai nuk zgjodhi të komentojë financat e babait të tij, emri i të cilit përmendej në skandalin e Panamasë. /Albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori