Dasma kthehet në tragjedi, 40 të vrarë në Afganistan
Ministria e Shëndetësisë në Afganistan ka deklaruar se të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 60 janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi afër një salle dasmash në kryeqytetin e vendit. Një zyrtar qeveritar deklaroi se dyshimet e para tregojnë se shpërthimi ishte një sulm vetëvrasës.

Talibanët dhe ISIS kanë kryer rregullisht sulme me bomba në Afganistan. Numri i vdekjeve në këtë sulm është më i madhi në krahasim me sulmet e kryera muajve të fundit. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë tha se viktimat ishin mbledhur për ta shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Më herët, ISIS e kishte marrë përgjegjësinë për dy sulme që ndodhën në gusht, në të cilat kishin mbetur të vdekur dhjetëra persona. Sulme vdekjeprurëse në këtë vend kishin ndodhur edhe gjatë votimeve në zgjedhjet parlamentare në muajin tetor.


Shtuar më 20/11/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori