Dasma e djalit të miliarderit "çmend" botën, pamjet nga ceremonia të lënë pa fjalë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për këtë dasmë nuk është kursyer asgjë duke e kthyer në një ndër më të kushtueshmet dhe më të bukurat në Rusi.

Karen Karapetyan, djali i miliarderit 52-vjeçar Samvel, dhe nusja e tij Lili, shkëmbyen premtime në Kishën Apostolike në Moskë përpara se të festonin bashkimin e tyre me 200 të ftuar në sallën e banketit Safisa, një nga mjediset më prestigjioze të qytetit.

Një ambient i zbukuruar me qindra lule natyrale, një tortë gjigande me katër kate, fustani vezulluesi nuses, janë vetëm disa nga detajet që tërheqin vëmendjen, shkruan Daily Mail.

Pasuria e miliarderit Samvel (plot 4.6 miliard dollarë) është renditur ndër vendet e para në Forbs në klasifikimet e bilionereve Rus. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori