Darka e John Kerry me Bashar al-Assadin (FOTO LAJM)

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur një sulm të mundshëm mbi Sirinë, ekziston një imazh të cilin administrata e Obamës nuk do të dëshironte që të publikohej kurrë. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka krahasuar Bashar al-Assadin me Hitlerin dhe Saddam Hussein në një fjalim të gjatë gjatë së dielës, shfaqet në këtë foto duke darkuar me presidentin e Sirisë, në vitin 2009.

Assad dhe Kerry, në atë kohë një ish-kandidat për president i SHBA-së dhe një prej senatorëve me më shumë ndikim në Senat, duken tepër të përfshirë në bisedë, ndërsa gratë e tyre i qëndrojnë nga pranë. Një kamarier me veshje popullore siriane i qëndron pranë, ndërsa Kerry dhe Assad shijojnë darkën, e cila nuk mund të konsiderohet si një pritje diplomatike, por një kortezi personale e Presidentit të Sirisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori