DASH: Serbia të arrestojë vrasësit e vëllezërve Bytyqi
Departamenti Amerikan i Shtetit
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Serbisë të arrestojë vrasësit e tre shtetasve amerikanë, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi, të cilët u arrestuan arbitrarisht nga autoritetet serbe dhe u ekzekutuan në vitin 1999.


Sipas një deklarate, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se vazhdon të jetë i shqetësuar për faktin se deri më sot askush nuk është shpallur fajtor për vrasjet. Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Beogradit liroi nga akuzat dy persona që akuzoheshin se kishin ndihmuar në vrasjen e shtetasve amerikanë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2012, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori