Danimarka kryen për herë të parë sulme ajrore në Siri
Forcat e Armatosura të Danimarkës njoftuan se avionët e saj F-16 për herë të parë kanë lëshuar bomba në Siri, në rajonin e krahinës Raqqa, ku gjendet kryeqyteti i vetëshpallur i DAESH-it.

Komanda Mbrojtëse e Danimarkës theksoi se aksioni është zbatuar gjatë shtatë ditëve të kaluara, por nuk janë zbuluar më shumë detaje.

Komanda e lartë ushtarake të premten njoftoi se avionët luftarakë danezë kanë marrë pjesë në operacionet mbi provincat irakiane duke qëlluar komandën e DAESH-it dhe objektet kontrolluese, depot e armëve dhe luftëtarët, raporton Anadolu Agency.

Vendet skandinave iu bashkua koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DAESH-it në tetor të vitit 2014.

Avionët danezë më herët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore në Irak, por jo në Siri./albeu.com/
Shtuar më 05/08/2016, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori