Danezet me te lumturit, maqedonasit dhe bullgaret me te pikelluarit
Pëlqej
Albeu.com
Një hulumtim më i ri i Bashkimit Evropian për kualitetin e jetës ka treguar se popujt nordikë janë popujt më të lumtur në botë. Në bazë të hulumtimit danezët janë më të lumturit, ndërsa më pak të lumtur janë popujt ballkanikë.
Studimi ka përfshirë 35.000 pjesëmarres nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga shtetet kandidate për BE- Kroacia, Maqedonia dhe Turqia, si edhe shtetas të Norvegjisë. Anketa është realizuar në periudhën shtator 2007-shkurt 2008.

Pas danezëve, më të lumtur konsiderohen suedezët, finlandezët dhe norvegjezët, ndërsa në fund të listës pozicionohen maqedonasit dhe bullgarët.
Shtuar më 22/11/2008, ora 17:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori