Dalin rezultatet e para të votimeve në Turqi, kush kryeson
Pëlqej
Dalin rezultatet e para të votimeve në Turqi. Sipas “CNN Turk”, në zgjedhjet presidenciale kryeson Recep Tayyip Erdogan. Kur janë numëruar 13.307.314 vota, Presidenti aktual Erdogan kryeson me 58.24% të votave.

I dyti renditet Muharrem Ince i Partisë Republikane të Popullit (CHP) me 27.35%. Podiumin e plotëson Meral Aksener e Bon Parti (Iyi Parti) me 7.53% të votave. Më pas renditen: Selahattin Demirtas i Partisë Demokratike të Popullit (HDP)me 5.82% të totalit të votave; Temel Karamollaoglu i Partisë së Lumturisë (SP), me 0.94% të votave dhe i fundit Dogu Perinçek me 0.19% të votave.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave që prej turit të parë, një i dytë do të zhvillohet më 8 korrik. Por duke parë rezultatet paraprake, duket se Erdogan është drejt fitores shkruan panorama.

Ndërsa, rezultate e para të zgjedhjeve parlamentare, nxjerrin në krye forcën politike të Erdogan, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), me rreth 50 përqind të votave. E dyta ndjek Partia Republikane e Popullit (CHP) me rreth 17 përqind të votave.
Shtuar më 24/06/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori