Dalin përgjigjet e analizave për shëndetin mendor të Donald Trump
Pëlqej
Presidentit amerikan, Donald Trump, i është kërkuar javën që shkoi t’i nënshtrohet një testi për të parë gjendjen mendore, specifikisht një testim lidhur me harresën.

Doktori Ronny Jackson ka ndjekur çështjen dhe ka dalë në rezultatin se Trump e ka përfunduar mirë testimin, ka fituar pikët e nevojshme dhe nuk hasen shenja të humbjes së kujtesës.

Ndonëse 71 vjeçari Trump, është me mbipeshë, duhet të ketë një regjim të mirë ushqimor dhe të ushtrohet më tepër, mirëpo, pavarësisht këtyre, konkluzioni, sipas mjekëve, është se shëndeti I presidentit të Amerikës është i mirë.

Presidentët amerikanë nuk kanë kryer zakonisht teste të tilla, gjatë kontrolleve mjekësore. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori