Dalin pamjet tmerruese nga përplasja e avionit “Ethiopian Airlines” (FOTO LAJM)

Një avion i Airlines Ethiopian që udhëtonte nga Addis Abeba në Nairobi me 157 persona në bord u rrëzua sot. Mediat e huaja raportojne lajmin duke iu referuar deklarates zyrtare te bere nga vete kompania e fluturimit.

Kompania ajrore ka thene se 149 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit kishin humbur jetën.

"Nuk ka të mbijetuar nga bordi i avionit që transportonte pasagjerë nga 33 shtete", tha transmetuesi shtetëror Eitiopian, duke cituar një burim nga kompania ajrore

"Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur 08.44,", raporton Reuters, duke iu referuar nje zedhenesi por pa i permendur emrin.
Aeroplani Boeing 737 mendohet të ketë transportuar 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi, tha kompania në një deklaratë.

Nderkohe qe eshte rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba. Pas ngjarjes, kompania deklaroi se "Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithshka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës", shtoi ajo.

Kryeministri Abiy Ahmed dha "ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre", tha zyra e tij në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori