Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Dalin pamjet, si u transportuan me çanta pjesët e trupit të gazetarit (VIDEO)
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor, nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll.

Një video e publikuan nga televizioni shtetëror turk, tregon momentin kur një jë person shihet duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar, në të cilat dyshohet se gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë.

Ndërkaq ende nuk ka një reagim nga autoritetet saudite lidhur me dyshimet për atë çfarë po transportohej në këto çanta, ndërsa nga ana tjetër, videoja po bën xhiron e botës.

Kujtojmë këtu se fillimisht qeveria saudite e mohoi vrasjen e tij,por më pas ndryshoi qëndrim duke pranuar se ai ishte vrarë aksidentalisht në konsullatë pas një grindje me një ekip të dërguar për të negociuar kthimin e tij në atdhe.

Shtuar më 02/01/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori