Dalin pamjet, momenti kur ekzekutohet drejtuesi i bandës së famshme të motorave (FOTO LAJM)

Disa pamje shqetësuese tregojnë momentin kur dy burra me maska ekzekutojmë me armë drejtuesin e bandës së motorristëve në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pamjet tregojnë dy persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta me silenciatorë, të cilët dalin nga një automjet tip Jeep, për të vrarë 51-vjeçarin Francisco Rosado.

51-vjeçari Rosado, i njohur si lideri i bandësnjohur të motoristëve Pagan Motorcycle Club u qëllua disa herë nga atentatorët dhe ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Deri në këto momente asnjë person nuk është arrestuar nga policia për këtë ngjarje.
Shtuar më 05/05/2020, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori