I vranë kunatin dhe i plagosën djalin, kush është Gentian Bejtja,ish-polici i përfshirë në vrasjen e Dritan Lamajt

Gentian Bejtja, i cili i shpëtoi një atentati gjatë natës në Krujë, rezulton me një të shkuar jo pak problematike, që dyshohet se solli dhe ngjarjen e fundit, ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramzan Sino dhe i plagosur djali i tij, Alvi Bejtja.

Dyshohet se objektiv i atentatit që ka tronditur Krujën ka qenë Gentian Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Genian Bejtja ish-efektiv i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Gjithashtu është arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës.

Kush është Gentian Bejtja, si i shpëtoi dy herë atentatit

Bejtja  është një emër i njohur për policinë.

Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt./albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 07:20