Dalin fotot e fregatës greke pas përplasjes me anijen turke në Egje (FOTO LAJM)

Fregata greke "Lemnos"
Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det tani, por edhe në media e rrjete sociale.

Mediat greke kanë publikuar foto të fregatës "Lemnos", e cila pati një incident me fregatën tjetër turke "Kemareis" në ujërat e nxehta tashmë të Egjeut Lindor, raporton albeu.com.

Ndërkohë që mediat turke raportuan se fregata greke ishte dëmtuar dhe kishte dalë jashtë funksioni duke shkuar për të riparuar, grekët nxorrën fotot duke thënë se ajo është tërësisht funksionale dhe vijon operacionin në Egjeun Lindor.

Sipas mediave turke, ndërkohë që anija “Oruç Reis” ka qenë duke kryer kërkime në Egjeun Lindor, fregata greke “Limnos” ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të saj duke i kërkuar që të largohet nga zona.

Në këtë moment, sipas mediave turke, ka ndërhyrë fregata turke “Kemalreis”.

Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake duke bërë sipas mediave turkefregata greke të largohet duke shkuar për tu riparuar.

Ndërkohë, tensioni vijon i lartë në zonë, në të cilën ndodhet edhe “task forca” franceze e përbërë nga dy avionë dhe dy anija ushtarake që janë duke kryer manovra me ushtrinë greke aktualisht. /albeu.com
Shtuar më 14/08/2020, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori