Berisha dhe Basha, jo pjesë e zgjidhjes: Xhaferaj dhe Gjekmarkaj reagojnë pas rrëzimit të propozimit në platformën për PD

Ferdinand Xhaferaj dhe Agron Gjekmarkaj ishin dy deputetët që kërkuan nga Grupi Parlamentar përfshirjen e kushtit të moslejimit të rikandidimit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kreun e partisë pas bashkimit të saj. Të dy ata theksuan se Basha dhe Berisha nuk janë figura që bashkojnë, por që i ndajnë demokratët dhe nuk mund të jenë pjesë e këtij procesi.

Gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët, Enkelejd Alibeajt theksoi se propozimi i këtyre dy deputetëve nuk u pranua të futej në platformën e bashkimit pasi u rrëzua nga shumica e deputetëve të tjerë të Grupit Parlamentar.

Abcnews.al komunikoi me deputetët Ferdinand Xhaferaj dhe Agron Gjekmarkaj për të mësuar qendrimin e tyre pas refuzimit të propozimit.

Në komunikimin me abcnews.al, Agron Gjekmarkaj tha se Berisha dhe Basha janë “autorë direkt të gjendjes ku është sot PD”.

“Une kam propozuar që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejten për të garuar për kryetar të PD-së. Kjo prek Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si autore direkt të gjendjes ku është sot PD. Një parti aset kombetar nuk mund të sakrifikohet per egot e askujt sado të pafundme, komike a tragjike të jene ato. Unë nuk i kam kerkuar një hap pas Lulzim Bashes por dorheqje të pakushtezuar e të parevokueshme,duke e falenderuar per gjithçka ka bërë per PD-në. Luzim Basha nuk na beri nder duke u terhequr. Ai e kishte detyrim. Nje gjest qe duhet vlersuar si mbajtje pergjeqesie.Keshtu dhe shumica e grupit.Une nuk jam terhequr nga qendrimi që një person i shpallur non gratta nga SHBA të rikthehet në grup, jo rikthim.”, theksoi Gjekmarkaj duke shtuar se “për pjesën tjetër e mbeshtës platoformën e paraqitur nga Alibeaj”.

Gjerkmarkaj shton: “Unë jam deputet i PD dhe nuk bëj pjesë në asnjë grupim as tek Basha as tek Berisha per të cilet mirnjohja do ishte e pafundme nese terhiqen në heshtje per një kohe të gjatë. Demokratet dhe shqiptaret u kanë dhënë mjaft atyre, pushtet, mundesi, kohe ! Tani boll më. Nuk janë gjeni, nuk janë hyjni, nuk bëjnë magji. Të tregohen të sinqertë dhe ta lënë PD të bashkohet dhe të marrë rolin që i takon si force opozitare që ndryshon veten dhe Shqiperine duke mundur Edi Ramen dhe mazhorancen socialiste. Një copë pak me e madhe me Sali Berishen dhe një tjeter e vogel me Lulzim Bashen thjesht e vdesin opozitarizmin dhe PD-në paçka se ata mund të vegjetojnë personalisht në teatrin e politikes”.

Ferdinand Xhaferaj po ashtu thekson se as Berisha dhe as Basha nuk mund të jenë më pjesë e proceseve të bashkimit të PD-së.

Xhaferaj shpjegon për abcnews.al:Dokumentin që ka qarkulluar e kam gjetur të paplotë në një nga elementet thelbësore qe ka të bëjë me dhënien e zgjidhjes se problematikës së krijuar në PD. Situata ne PD para dhe pas 6 Marsit ekspozon se z. Berisha dhe z. Basha jane pjese e problemit dhe per rrjedhoje nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes për bashkimin, por ç’ka është më e rendesishmja edhe per te ardhmen e nje pd qe ndertohet per te fituar. Une qartasi kam propozuar shtimin e nje pike qe qarteson se: te drejtën për të kandiduar e ka cdo demokrat [anëtar i PD-së]që plotëson kriteret e përcaktuara, përveç kandidatëve të mundshëm të cilët kanë mbajtur për dy mandate pozicionin e “Kryetarit të PDSH-së”, dhe/ose që nuk kanë fituar në dy Zgjedhje për Kuvend, gjatë kohës kur kanë mbajtur pozicionin e “Kryetari të PDSH-së”.

Xhaferaj shton se përveç kësaj është pro platformës së Alibeajt.

Krahas Xhaferajt dhe Gjekmarkajt, pati edhe propozime të tjera nga deputetët e PD-së, të cilat u hodhën poshtë nga shumica e Grupit Parlamentar. Ndërkohë, mbështetësit e Berishës e kanë hedhur poshtë platformën duke theksuar se nuk mund të ketë bashkim në PD pa ish-kryeministrin. /abcnews.al