Dalai Lama thote se s'ka me shprese
Albeu.com
Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama u ka thënë mbështetësve të tij se është duke i braktisur përpjekjet për të bindur Kinën që t'i japë Tibetit një autonomi më të madhe.Dalai Lama tha se nuk shpresonte më, për arsye se nuk ka patur një reagim pozitiv nga ana e Pekinit.
Ai tha se në nëntor do të mbahej një takim special i mërgimtarëve për të diskutuar se si të çohet përpara dialogu.

Duke folur për BBC-në përfaqësuesi i Dalai Lamës në Evropë, Tsering Tashi, kritikoi komunitetin ndërkombëtar se nuk kishte ushtruar presion të mjaftueshëm mbi Kinën që ajo të bëjë kompromis mbi Tibetin.

"Bota ka nevojë që të kuptojë se qeveria kineze nuk është përgjegjur në mënyrë pozitive ndaj inciativave të paqes që janë ndërmarrë nga Shenjtëria e tij."

"Prandaj Komuniteti Ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara dhe një numër vendesh, duhet ta vënë qeverinë kineze para përgjegjësisë."

"Por është vjen puna tek Kina, të gjithë pretendojnë, madje edhe OKB-ja, se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut, madje edhe në Tibet dhe ne jemi të sigurt që madje as populli kinez nuk gëzon të drejta të plota dhe liri demokratike," tha zoti Tashi. (BBC)
Shtuar më 27/10/2008, ora 17:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori