Rama thotë jemi në luftë, Prifti: Të qetësojnë njerëzit, a janë në terezi?

Situata stratosferike e çmimeve ishte temë e bisedës së sotme në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku të ftuar ishin Adriatik Lapaj, Entela Binjaku, Rezart Prifti dhe Françeska Muca. Adriatiku ndau përvojën e djeshme të protestës dhe gjithashtu se si do jetë vijueshmëria e saj, ndërsa Ermali  e pyet se si i duket lajmi që kryeministri Edi Rama do realizoj një takim virtual me qytetarët për çështjen e çmimeve të larta.

“Për mua është gjithmonë lajm i mirë kur njerëzit reflektojnë, pastaj sa të sinqertë e kanë reflektimin kjo ngelet për t’u parë. Ai gjithmonë i ka treguar që i ka taktika për të zhberë protestat apo për të ulur rteagimin popullor. Unë jam njëri që nuk besoj në konspiracion të mëdha dhe as nuk paragjykoj shumë, uroj që ta ketë të sinqertë, të ulet me laps dhe letër dhe t’i thërrasi mendjes dhe të reflektojmë”.

Rezart Prifti theksoi se institucionet duket sikur kanë rënë, sepse gjithmonë ka një atmosferë “sajimesh lufte” për ta rrjepur këtë vend në mënyrë makabre.

“Në gjithë botën quhen ato Paniket ekonomike, por banka nuk ka lek defacto, për t’ia dhënë cash të gjithëve në kohë reale. Në gjithë vendet qetësohet dynnjaja nga institucionet përgjegjësie. E para Ne jemi së prapthi, del kryetari i shtetit të ndajmë barrën, ç’punë kam unë me barrën e Ukrainës. E dyta në jemi në luftë, kur ne nuk jemi në luftë, vetëm në Ukrainë ka luftë. Pse nuk ndodhi kjo kur ishte në luftë Afganistani”

Sipas tij, budalliku po vetpërmbushet sepse duke folur për luftën, njerëzit mendojnë sikur janë në luftë. Në luftë është Ukraina, sepse po flasim sikur ekonomia dhe shoqëria jonë është në kushte lufte.

Ndërkohë Entela tha: “Qytetarët shqiptarë kanë pak besim tek ndihma e shtetit. Çdo lloj situate merret dhe shfrytëzohet nga institucionet tona, të cilat detyrat e veta nuk i kryejnë, që shfrytëzojnë një mundësi që ju jepet për të shfrytëzuar popullin e vet. Po ky nuk është një realitet i lindur tani, kemi dekada të tëra që përjetojmë situata të tilla”.

Nga tjetër Françeska shtoi se sa i takon shportës së ushqimeve, qerave dhe çmimeve që një qytetar të Shqipërisë ka qenë shumë keq dhe po bëhet akoma me keq. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të keqadministrimit të fondeve publike.


Shtuar 10.03.2022 18:30