Daçiç: Turp për Nikoliç-in që i bashkohet listës kundër Vuçiçit
Kreu i partisë serbe SLS, Ivica Daçiç ka thënë se nëse lajmet për nominimin e Nikoliçit janë të vërteta, dhe është e turpshme pasi që ai i bashkohet listës së atyre që janë kundër Aleksandër Vuçiç.

"E kam ngritur këtë na vazhdimësi se më e mira për Serbinë për të ruajtur stabilitetin politikë është kandidatura e vetëm një njeriu që gëzon mbështetje të madhe të njerëzve dhe ky padyshim se është Vuçiç", ka thënë Daçiç për "Tanjug".

Daçiq ka thënë se nëse presidenti aktual, Nikoliç garon kundër Vuçiq, ai personalisht po edhe e tërë PLC dhe Dragan Markoviç Palma dhe gjithë Serbia e bashkuar e mbështetë Vuçiçin.

"Mënyra e vetme logjike dhe racionale është se kandidati (Vuçiç) është ai që do të fitojë, me ose pa Nikoliç, në çdo mënyrë. Po çka të bëhet pa Vuçiç dhe Nikoliç është e qartë, asgjë, vetëm i ndihmon ata që janë kundër Vuçiç. Dhe kjo nuk ka dobi", ka shtuar më tej Daçiç.

Mediat serbe "Sputnik" dhe "N1" kanë raportuar më parë se Nikoliç ka vendosur që t'i hyjë garës për President të Serbisë, kurse media tjetër "B92" ka marrë konfirmimin nga Zyra e Presidentit se kjo është e vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori