Identifikohen dy nga grabitësit e milionave në aeroportin e Rinasit
Daçiç: Rusia s'është përcaktim strategjik i Serbisë
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar dj në Washington se sekretarit amerikan të shtetit John Kerry i ka thënë se Serbia synon Bashkimin Europian.

Daçiç gjithashtu ka thënë se “marrëdhëniet tradicionale miqësore me Rusinë “absolutisht nuk kanë lidhje me përcaktimin strategjik të Serbisë”, transmeton kumtesën e MPJ të Serbisë “Politika” e Beogradit.

“Ia kam thënë faktin se po shkojmë në BE, por edhe se marrëdhëniet tona tradicionale miqësore me Rusinë absolutisht nuk kanë lidhje me përcaktimin strategjik të vendit tonë, ndaj duam të jemi anëtar i BE-së dhe se ky përcaktim me asgjë nuk është vënë në pikëpyetje dhe as që ka ndonjë presion nga Rusia lidhur me këtë”, ka thënë Daçiç. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2015, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori