Daçiç: Azilkërkues nga Serbia, shqiptarët dhe romët
Pëlqej
Ivica Daciç
Që prej fillimit te 2010, 8 mijë persona nga Serbia kanë kërkuar azil politik në Suedi, Gjermani dhe Belgjikë, ka deklaruar ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç. “Numri më i madh i të ashtuquajturëve azilantë të rrejshëm është në Suedi. Ky numër është 5-6 mijë në 10 muajt e parë të këtij viti”, tha Ivica Daçiç, dhe ka shtuar se brenda kësaj periudhe, “në Gjermani janë afro 2 mijë, ndërsa në Belgjikë afro 700 vetë”.

Sipas tij, bëhet fjalë kyresisht për shqiptarët nga pjesa jugore e Serbisë dhe për romët nga Vojvodina. Ministri Daçiç tha se numri i azilantëve të rrejshëm është shtuar gjatë disa muajve të kaluar.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të bisedojmë me përfaqësues të këtyre bashkësive kombëtare, pasi të gjithë duhet të kuptojnë se kjo që po ndodhë mund ta rrezikoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë, nëse ky numër vazhdon të rritet”, tha Daçiç.

Disa vende, me qëllim të dekurajimit të azilantëve të rrejshëm, e kanë hequr kompensimin me të holla të cilin e merrnin personat, që ishin paraqitur për azil, ndërsa Beogradi është i gatshëm, që për disa ditë të përgjigjet në kërkesën për kthimin e tyre në Serbi, sipas marrëveshjes së riatdhesimit, ka theksuar Daçiç.
Shtuar më 21/11/2010, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori