Imami nga Shkodra: Lutjuni Allahut të fitojë Erdogani, shpëtimtari ynë
Pëlqej
Turqia nesër hyn në zgjedhje presidenciale dhe elektorale ku Erdogan dhe partia e tij AKP do të tentojë të rifitojnë besimin e turqve pas 16 vitesh qeverisje.

Mirëpo, edhe pse kemi të bëjmë me një shtet tjetër mijëra kilometra larg, ka imamë që i kërkojnë besimtarëve që të luten për fitoren e tij.

Mediat turke i referohen asaj që ka ndodhur dje në Shkodër ku gjatë faljes së të premtes në xhaminë e Parrucës, imami Naim Driaj i ka kërkuar besimtarëve të pranishëm që të ngrenë duart në drejtim të qiellit dhe t'i luten Zotit për triumfin e Erdoganit kundër të pafeve, shkruan Syri.net.

"Myslimanëve i kanë ndodhur shumë padrejtësi në botë. Edhe neve këtu po na ndodhi shumë padrejtësi. Erdogani është mbrojtësi ynë dhe nëse ju mendoni se është kështu, atëherë ngrini duart lart dhe lutjuni Allahut që Erdogani të fitojë në zgjedhjet e së dielës", citohet Driaj nga gazeta pro qeveritare YeniAkit.

Lajmi është shpërndarë me shpejtësi në mediat e tjera turke dhe imami pro Erdogan është bërë mjaft i njohur në Turqi.

Mbetet për t'u parë se cili do të jetë reagimi i KMSH ndaj këtij veprimi pasi më parë kishte bërë thirrje që imamët të shmangeshin nga deklaratat politike për zhvillime brenda apo jashtë vendit.

Shtuar më 23/06/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori