Ç'të bën gruaja, Princ Harry kapet "mat" në mes të rrugës si një njeri i thjeshtë (FOTO LAJM)

Princ Harry-t po i shijon jeta civile ose të paktën këtë kuptojmë nga fotoja e fundit e paparacëve.

Të dielën, ai u pa teksa kryente një punë mëse normale, ndoshta tepër normale për të: Të merrte ushqim me vete.

TMZ siguroi foton e mëposhtme ku Duka i Sussex shihet teksa del nga një ushqimore në Vancouver Island me disa sanduiçë në dorë.

Harry duket i buzëqeshur. Momentalisht po i pëlqen shumë të bëjë gjëra njerëzish të zakonshëm, por do ta shohim sa do të buzëqeshë kur të kthehet në shtëpi pas një dite të gjatë e të lodhshme dhe të marrë vesh që s’ka bukë. Kush del i qeshur për të blerë bukë në një situatë të tillë? Askush.

Përtej shakave, Harry dhe Meghan janë vërtet më të lumtur tani që janë larguar nga familja mbretërore. Një burim foli për People në fillim të muajit dhe tha se çifti ka qenë nën më pak stres që kur ju shpërngul në Kanada; shëtisin gjatë, bëjnë yoga dhe qëndrojnë në shtëpi me Archie-n.

Shtuar më 20/02/2020, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori