E FUNDIT/ Tronditet Librazhdi, 24-vjeçari gjendet i vdekur në banesë
COVID-19/ Kina mohon akuzat për fshehje të së vërtetës
Pas rritjes me 50% të numrit të të vdekurve në Kinë, ka reaguar Pekini zyrtar duke mohuar akuzat se shteti komunist po fsheh të dhënat reale.


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, reagoi duke mohuar këto pretendime. Ai tha se është bërë një rishikim i shifrave për të verifikuar saktësinë e të dhënave.


“Rishikimet janë një praktikë e zakonshme ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, raporton Reuters.


Wuhani raportoi sot 1290 raste të pacientëve të vdekur, duke rritur me 50% numrin e vdekjeve në Kinë.

Autoritetet shëndetësore kineze thanë se kanë llogaritur jo vetëm numrin e pacientëve që kanë vdekur në spital, por edhe të personave që kanë ndërruar jetë në banesë.
Shtuar më 17/04/2020, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori