Conte heq dorë nga formimi i qeverisë! Italia në udhëryq
Pëlqej
Giuseppe Conte ka hequr dorë nga formimi i qeverisë në Itali. Conte ishte votëbesuar si kryeministër nga dy partitë kryesore.

Conte i ka paraqitur dorëheqjen pasditen e sotme presidentit Sergio Mattarella. Arsyeja e dorëheqës së tij është se presidenti Mattarella nuk pranoi Paolo Savonen si Ministër të Ekonomisë.

Gjithashtu sipas mediave Italiane, një tjetër shkak i dorëheqjes është se presidenti Matarella nuk e ka pëlqyer kandidaturen e Contes për kryeministër sepse është një euroskeptik. Kontes iu besua detyra një jave me pare nga presidenti italian me propozimin e koalicionit.

Shtuar më 27/05/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori