CNN shkarkon nga detyra gazetaren per Lindjen e Mesme
Albeu.com
Rrjeti informativ amerikan CNN ka pushuar nga puna eksperten e tij për Lindjen e Mesme, për shkak se ka publikuar në Twitter një mesazh respekti për Ajatollahun Mohammed Fadlallah.
Imami, një prej figurave më të spikatur të botës shiite, i njohur për qëndrimet anti-amerikane dhe anti-izraelite, vdiq ditën e diel në Liban. Octavia Nasr punonte në CNN prej 20 vjetësh. Të dielën ajo kishte shkruar në Twitter se, “Fadlallah është një nga gjigandët e lëvizjes Hezbollah, prandaj dhe e respektoj shumë”.
Shtuar më 08/07/2010, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori