''CNN'': Bin Laden është në Peshawar
Pëlqej
Ish-kreu i shërbimeve sekrete gjermane, Augustu Hanning, deklaroi për CNN se Osama Bin Laden ndodhet në Peshawar, zonë kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë në Hamburg për rrjetin informativ amerikan, Hanning konfirmoi se sekrete perëndimore ishin shumë pranë kapjes së kreut të Al-Kaidës disa vite më parë, kur ky i fundit fshihej në rajonin malor Tora Bora.

''Gjatë ditëve të bombardimeve ka janë ofruar informacione të sigurta se ku ndodhej ai, por gjithmonë pak ditë me vonesë''theksoi ish-zyrtari gjerman.
Hanning përjashtoi faktin se Bin Laden mund të ishte ende operativ në brendësi të organizatës terroriste, por theksoi se në të njëjtën kohë mbetet një figurë simbolike ende në gjende të marrë vendime tepër strategjike.
Shtuar më 13/11/2010, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori